Dy sindikata i drejtojnë kërkesë publike Qeverisë - Gazeta Express
string(49) "dy-sindikata-i-drejtojne-kerkese-publike-qeverise"

Dy sindikata i drejtojnë kërkesë publike Qeverisë

Gazeta Express

30/03/2020 12:09

Dy sindikatat, ajo e Shërbimit Civil të Kosovës, si dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, i kanë dërguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ministrit të Financave, Besnik Bislimi, si dhe kabinetit qeveritar katër kërkesa pas situatës së krijuar nga COVID-19.

Këto sindikata kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos përjashtohen nga masat emergjente të ndërmarra nga Qeveria për përballimin sa më të mirë të gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

Lexo Edhe:

Gjithashtu sindikatat u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve ku punojnë SHCK në nivelin lokal dhe qëndror t’u sigurojnë pajisjet e domosdoshme për t’i mbrojtur nga infektimi i këtij virusi.

Kurse nga ministria e Financave u kërkua që kjo kategori mos të përjashtohet nga pakoja e lejuar për kategoritë tjera si mjekët, policët e zjarrfikësit.