"Dy satelitë UFO, 6 mln USD”, Grida Duma: Pedagogët kërkojnë pagën që të mos emigrojnë - Gazeta Express
string(81) "dy-satelite-ufo-6-mln-usd-grida-duma-pedagoget-kerkojne-pagen-qe-te-mos-emigrojne"

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2022 13:10

“Dy satelitë UFO, 6 mln USD”, Grida Duma: Pedagogët kërkojnë pagën që të mos emigrojnë

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2022 13:10

6 milionë USD, për dy satellite UFO”, Grida Duma: Profesorët kërkojnë pagën që të mos emigrojnë

Deputetja e PD Grida Duma është bërë zëri i protestës së pedagogëve në Kuvend.

Lexo Edhe:

Duma në fjalën e saj tha se me aq fonde sa janë përcaktuar për satelitët që do kapin ndërtimet pa leje, mund të bëhen së paku tre biblioteka të mira për universitetet.

“6 milionë për të marrë dy ufo satelitë për të kap ndërtime pa leje. Me 6 milion së paku 3 biblioteka të mira për 3 universitete. Pedagogu sot po kërkon pagën që të mos emigrojë, që të jetoje se pedagog ende jo 1500 euro por nuk e bën dot as me 2 mijë euro me nivelin që kërkon universirteti për të qenë konkurues. Kjo çështja e gjëmimeve do ju vijë padiskutim e nuk do ndiheni më mirë”, tha Duma.

Ajo u ndal dhe te restaurimi i Muzeut Kombëtar dhe simbolikën e tij për të kaluar te mbrojtja që i bën maxhoranca, ndërkohë që ajo që është historia e vërtetë e Shqipërisë nsipas saj ë Durrës hidhet në det.

“Muzeu Kombëtar i cili ka këtë ballinën dhe e shpjeguar është që në mes është Nëna Shqipëri që i prin historisë me pushkë në dorë. Sikur Nëna Shqipëri t’i printe historisë me pushkë në dorë pa asnjë dyshim që nuk do linte që bijtë e ca nënave t’i bëhej pushka top në korrupsion, duke bërë që bij nënash të degdiseshin atje ku qengji as e lë dhe as e gjen kopenë. Se këtu rilindasi i vërtetë Naim është diku në cep, por ballina që tregon historinë e Shqipërisë, është argumentuar në debate të ndryshme përfaqëson të shkuarën se Shqipëria në ballë duhet të ketë të shkuarën, jo të të tashme; kjo Naimin e ka në fund dhe është amnistuar se i është hequr ylli me 5 cepa, por i është lënë shalli i pionerit dhe ecën përpara Shqipëria.

Shqipëria që ecën përpara dhe nuk bën kurrë as një diskutim me veten të vërtetë, le më me partnerët dhe donatorët. Vihet në komisione dhe thuhet mos bëni tani opozitën se po marrim ca lekë, si plaçkë, po marrim ca lekë”, deklaroi Duma.

“Unë nuk do t’i hyj debatit konstruktiv artistik të autorëve të nderuar të kësaj vepre, por një gjë e them me siguri. Ai është një mozaik, mund të qëndrojë në histori, ka vlerën e kohës së vet, por nuk mund të jetë ballina e Shqipërisë. Sepse nëse do të ishte kështu dhe do të ishit të shqetësuar për çdo vepër të anatemuar ose jo, për ato vepra që janë mozaikët, që gjendeshin tek ajo pjesë e antikitetit shqiptar në Durrës, te Pompei i Shqipërisë i keni shkep dhe i keni hedhur në det në sekondë, për ca veliera betoni, për ca fitime betoni dhe vazhdon bëhet. Për ato mozaikët me mijëra vite nuk pyeti njëri nëse ishin të realizmit socialist se nuk jeni realistë me atë që realisht është historia e vendit tonë. Se s’jeni realistë sepse nuk e doni këtë vend me shpirt realisht”.

/Gazeta Express