Dy raste të reja me koronavirus në Elbasan, dyshohet se janë infektuar në spital - Gazeta Express
string(79) "dy-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-elbasan-dyshohet-se-jane-infektuar-ne-spital"

Gazeta Express

10/07/2020 22:49

Dy raste të reja me koronavirus në Elbasan, dyshohet se janë infektuar në spital

Gazeta Express

10/07/2020 22:49

Dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar mbrëmjen e së premtes (10 korrik) në Elbasan.

Burime bëjnë me dije për Ora se bëhet fjalë për një burrë dhe një grua rreth 50 vjeç.

Lexo Edhe:

Paraprakisht dy rastet janë përcaktuar gjatë ekzaminimit të mushkërive më skaner.

Po ashtu, raportohet se ka dyshime që dy rastet e reja të jenë infektuar në Spitalin e Elbasanit.

Si pasojë e gjendjes së rënduar të frymëmarrjes, një prej të infektuarve u dërgua drejt spitalit infektiv në Tiranë.

Drejt Infektivit është dërguar një nga personat që u konfirmua në mbrëmje si dhe një tjetër i konfirmuar më herët gjatë ditës.

Në raportin ditor mëngjesin e sotëm, gjatë 24 orëve në Shqipëri u shënuan 90 raste të reja ndërsa 2 persona fatkeqësisht humbën jetën.