Dy raste pozitivë me COVID-19 në Atletico Madrid - Gazeta Express
string(48) "dy-raste-pozitive-me-covid-19-ne-atletico-madrid"

Gazeta Express

09/08/2020 21:47

Dy raste pozitivë me COVID-19 në Atletico Madrid

Gazeta Express

09/08/2020 21:47

Atletico Madrid ka lajmëruar sonte se kanë dy raste pozitive në testet për COVID-19 para ndeshjes në Ligën e Kampionëve

Turneu i tetë skuadrave më të mira fillon në Lisbonë të mërkurën më 12 gusht ku përballen Atalanta-PSG, kurse pas tyre luajnë RB Leipzig-Atletico Madrid që do të luajnë të enjten.

Lexo Edhe:

Megjithatë, në një deklaratë të sotme, Atleti ka treguar se të gjithë lojtarët e skuadrës së parë dhe zyrtarët e klubit i janë nënshtruar testit për COVID-19 ashtu siç e kërkon portokolli i UEFA-së.

Në këto teste, dy nga të gjithë kanë dalë pozitivë. Nuk është e qartë se a janë ata lojtarë apo zyrtarë të klubit.

Ata kanë qenë të izoluar në shtëpitë e tyre respektive dhe testet të reja pritet të bëhen tek anëtarët e skuadrës së parë dhe delegacionit duke gjurmuar edhe testet pozitive. /GazetaExpress/