Dy propozime për një dispozitë të Ligjit për letërnjoftime - Gazeta Express
string(58) "dy-propozime-per-nje-dispozite-te-ligjit-per-leternjoftime"

Dy propozime për një dispozitë të Ligjit për letërnjoftime

Ballina

Gazeta Express

22/01/2021 17:42

Dy propozim-ligje për një dispozitë të Ligjit për letërnjoftime. Ministria e Brendshme propozon përshtatjen e emrit kushtetues, Besa propozon përfshirjen e grafës etnike. Dyja propozimet i adresohen kryesisht nenit 5 të Ligjit për letërnjoftim në të cilin parashikohen elementet e formularit i cili përcakton të dhënat e obligueshme.

Në dokument shkruhen: emri dhe mbiemri i qytetarit, shtetësia, gjinia, data e lindjes, numri amë, data e lëshimit, adresa e banimit, organi përgjegjës që lëshon letërnjoftimin, numri i letërnjoftimit dhe nënshkrimi i poseduesit – thuhet në Propozimin e MPB-së për nenin 5.

Lexo Edhe:

I ngjashëm është edhe propozimi i Lëvizjes Besa i mbështetur nga deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, por që parashikon një paragraf të dytë në të cilin kërkohet përkatësia etnike.

Me qëllim të harmonizimit të ligjit me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kure kryesisht sepse konsiderojmë se pjesëtarët e bashkësive etnike kanë të drejtë të shprehin përkatësinë e tyre etnike, propozojmë që neni 5 paragrafi 2 i ligjit, respektivisht formulari i letërnjoftimit të plotësohet me të dhëna për “përkatësinë etnike – thuhet në Propozimi i Lëvizjes Besa për nenin 5.

Por nga Lëvizja Besa thotë se derisa një propozim ekziston në Kuvend dhe së shpejti pritet të votohet nevoja e ligjit, nuk ka nevojë për propozim të ri. Nga partia e Bilall Kasamit thonë se propozimi i tyre përfshin edhe emrin kushtetues.

Nuk ka asnjë arsye që të vjen ligj tjetër i propozuar nga Qeveria për diçka që vetëm se ka ligj në procedurë parlamentare. Faza tjetër është shqyrtimi në Komisionin për Sistem Politik ku mund të propozohen amendamente nëse dikush mendon se duhet ndryshuar diçka. Lëvizja Besa nuk do të mbështesë propozim-ligj lidhur me letërnjoftimin në rast se nuk do të përfshijë grafën etnike – njoftojnë nga Lëvizja Besa.

Grupet parlamentare janë duke shqyrtuar propozimet. Nga LSDM thonë se akoma nuk kanë shqyrtuar të gjitha tekstet, ndërsa nga VMRO-DPMNE-ja thonë se çështja e mbështetjes së përkatësisë etnike në letërnjoftime duhet diskutuar në organet e partisë. Grupi parlamentar i BDI-së nuk kishte qëndrim për propozimin e mbështetur nga partitë shqiptare. Propozimi i Ministrisë së Brendshme parashikon që letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues të jenë të vlefshëm më së voni deri më 12 shkurt 2024. Dhënia e letërnjoftimeve me emrin e ri kushtetues do të fillojë nga 1 korriku i këtij viti. Veçmas prej propozim-ligjit për letërnjoftime, Qeveria në Kuvend ka propozuar edhe ligjin për dokumentet e udhëtimit i cili ka për qëllim harmonizimin e tyre me emrin e ri kushtetues.