Dy persona të lënduar nga një aksident në Pejë - Gazeta Express
string(46) "dy-persona-te-lenduar-nga-nje-aksident-ne-peje"

Dy persona të lënduar nga një aksident në Pejë

Gazeta Express

26/01/2020 17:22

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Dardania” në Pejë, ku si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 16:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në mes dy veturave në lagjen “Dardania” në Pejë. Në aksident kanë qenë të involvuara dy vetura. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë marrë lëndime trupore. Sipas ekipit mjekësor, pas tretmanit ata janë liruar për në shtëpi”, ka deklaruar Rugova./GazetaExpress