Dy nga 35 migrantët e aksidentuar mbeten në spital - Gazeta Express
string(50) "dy-nga-35-migrantet-e-aksidentuar-mbeten-ne-spital"

Ballina

Gazeta Express

11/08/2022 17:20

Dy nga 35 migrantët e aksidentuar mbeten në spital

Ballina

Gazeta Express

11/08/2022 17:20

35 migrantë nga gjithsej 49 janë lënduar në aksidentin e mbrëmshëm që ndodhi në magjistralen Gjevgjeli-Demir Kapi pasi  kamioni “Scania” me targa të Shkupit, i cili po transportonte migrant ilegal doli nga rruga.

Zëdhënësja e Sektorit të punëve të brendshme , Strumicë, Aleksandra Trajanova, sqaroi se njëri nga migrantët ka lëndime të rënda, ndërsa të tjerët kanë lëndime të lehta.

Lexo Edhe:

ALEKSANDRA TRAJANOVA, ZËDHËNËSE E SEKTORIT TË PUNËVE TË BRENDSHME, STRUMICË

“Sipas raportimeve të  migrantëve, ata janë të gjithë nga Siria, sepse disa kishin dokumente udhëtimi ndërsa disa jo. Mbrëmë në orën 18:10 është raportuar se një kamion ka dalë nga rruga në kryqëzimin nga fshati Marvinci në rrugën M1, rruga rajonale Gjevgjeli – Demir Kapi. Shoferi ka ikur ndërsa  migrantët u gjetën në vendin e ngjarjes”.

Të lënduarit janë dërguar në spitalet e Gjevgjelisë dhe Strumicës dhe pas ndihmës së ofruar, njëri është mbajtur për trajtim në Gjevgjeli ndërsa një tjetër  është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike në Shkup, tha Mitko Kërxhev, drejtor i spitalit në Gjevgjeli

MITKO KËRXHEV, DREJTOR I SPITALIT NË GJEVGJELI

“Migrantët janë sjellë me autoambulanca nga Vallandova, Kavadari, Negotina dhe Gjevgjelia. Janë trajtuar gjithsej 24 persona me lloje dhe shkallë të ndryshme lëndimesh. Pas ekzaminimeve është konstatuar se 22 persona kanë lëndime të lehta dhe pas mjekimit personat janë dërguar në Qendrën pranuese  ‘Vinojug’. Dy persona me lëndime më të rënda janë dërguar në Shkup. Njëri prej tyre mbeti në spital ndërsa  tjetri u kthye në repartin hirurgjik të spitalit tonë”.

Ndërsa 11 emigrantë të tjerë që u lënduan janë pranuar në spitalin e Strumicës, ku pas ndihmës së ofruar janë dërguar në qendrën pranuese “Vinojug” në Gjevgjeli, njofton Shenja.