Dy në pesë njerëz, diagnostikohen duke përdorur “Dr. Google”


Gazeta Express
11 Nëntor 2019 10:54

Sipas një hulumtimi, dy një pesë amerikanë e bindin vetën se vuajnë nga sëmundje serioze, duke bërë kërkime në Google.

Një studim i bërë me 2.000 amerikanë, ka gjetur se 43% e tyre, kanë kontrolluar simptomat e tyre onlajn dhe kanë përfunduar duke besuar se vuajnë nga sëmundje serioze.

Sipas këtij hulumtimi, kërkimi i simptomave tuaja në Google, ka më shumë efekte negative se sa pozitive. Në këtë studim, të gjithë personat që i shohin simptomat në Google, janë më të stresuar dhe brengosen më shumë seç duhet për shëndetin e tyre.

Disa nga arsyet kryesore, pse njerëzit kërcojnë përgjigje nga Google janë, kosto e lartë  e një kontrolle mjekësore, mendimi se doktorët nuk i kuptojnë simptomat e tyre, dhe mungesa e kohës së lirë për të organizuar një takim me profesionistë mjekësor.

Hulumtuesit kanë thënë se është shumë e rëndësishme, që të bëhet përmirësimi i këtyre kushteve, në mënyrë që njerëzit të inkurajohen për të bërë kontrollet adekuate mjekësore. /Express

Te fundit


Kthehu lart