Dy klube të Premierligës në garë të ‘çmendur’ për shërbimet e Kolo Muanit - Gazeta Express
string(71) "dy-klube-te-premierliges-ne-gare-te-cmendur-per-sherbimet-e-kolo-muanit"

Sport

Gazeta Express

20/07/2025 16:40

Dy klube të Premierligës në garë të ‘çmendur’ për shërbimet e Kolo Muanit

Sport

Gazeta Express

20/07/2025 16:40

Randal Kolo Muani është rikthyer në qendër të vëmendjes këtë verë. Sulmuesi francez, i cili pritet t’i bashkohet së shpejti stërvitjeve të Paris Saint-Germain, e di mirë që nuk bën pjesë në planet e Luis Enrique për sezonin e ri. Megjithatë, e ardhmja e tij mund të zgjidhet më shpejt sesa pritej, pasi dy gjigantë të Premier League janë gati të bëjnë lëvizjen e tyre për firmën e tij.

Si Manchester United, ashtu edhe Neëcastle United, raportohet se po përgatisin oferta për të siguruar shërbimet e sulmuesit 26-vjeçar, i cili pati një huazim të suksesshëm te Juventus me 10 gola dhe 3 asistime në 22 ndeshje. PSG nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë: ata kërkojnë një transferim të përhershëm ose një huazim me detyrim blerjeje, të vlerësuar rreth 45 milionë euro.

“Djajtë e Kuq”, nën drejtimin e Rúben Amorim, e shohin ndërkombëtarin francez si zgjidhjen ideale për të përforcuar një repart sulmues me mangësi. Ndërkohë, në “St. James’ Park”, po shqyrtohet e ardhmja e Alexander Isak, dhe një largim i mundshëm i tij mund t’i hapë rrugën Kolo Muanit, i cili përshtatet me profilin ofansiv që kërkon Neëcastle.

Shpejtësia, forca fizike (1.87 metra), instinkti për gol dhe ndjesia e hapësirës janë pikat e tij më të forta. Pavarësisht disa dyshimeve mbi saktësinë në pasime, aftësia për të shqetësuar mbrojtjet dhe për të bërë diferencën e bëjnë një lojtar të kërkuar. PSG tashmë po pret oferta të forta për një lojtar që ka kërkesa… dhe më shumë se kaq./GazetaExpress/