Dy ish-punëtorë të Twitterit akuzohen se kanë spiunuar për A.Saudite


Gazeta Express
7 Nëntor 2019 10:25

Dy ish-punonjës të rrjetit social, Twitter janë akuzuar në Shtetet e Bashkuara se kanë spiunuar për Arabinë Saudite.

Në akuzat e ngritura në San Francisko dyshohet se agjentët sauditë kanë kërkuar informacion personal për përdoruesit e Twitterit, duke përfshirë edhe kritikët e njohur të qeverisë saudite.

Dokumentet e gjykatës kanë identifikuar të dy personat si Ahmad Abouammo, shtetas amerikan dhe Ali Alzabarah nga Arabia Saudite.

Personi i tretë, qytetar saudit, Ahmed Almutairi, po ashtu është akuzuar për spiunim.

E përditshmja amerikane, The New York Times ka thënë se është hera e parë që qytetarët sauditë janë akuzuar për spiunim brenda Shteteve të Bashkuara.

Gjiganti Twitter ka thënë se ka njohuri “për shkallën në të cilën mund të arrijnë aktorët e këqij” për të minuar shërbimet e rrjetit social.

Arabia Saudite është shtet aleat i Shteteve të Bashkuara në Lindje të Mesme.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka krijuar marrëdhënie të ngushta me mbretërinë saudite, pavarësisht pse kjo e fundit është dënuar ndërkombëtarisht për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi vitin e kaluar.

Khashoggi është vrarë gjatë një vizite në konsullatën saudite në Stamboll.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart