Dy gra vdesin në Britani pasi u futën në det në mesnatë


Gazeta Express
19 Prill 2019 18:24

Dy gra kanë vdekur në Britani të Madhe pasi ishin futur në det rreth mesnatës dhe kishin filluar të notonin.

Policia e Aberdeenit tha se vdekja e grave 22 dhe 36-vjeçare është një aksident tragjik.

Një qytetar e kishte njoftuar policinë rreth orës 12 e 40 minuta pas mesnate pasi kishte vërejtur se gratë po përballen me vështirësi gjatë notimit në det.

Gratë me shtetësi të huaj ishin nxjerrë nga uji nga shërbimi i emergjencës dhe u dërguan në spitalin e qytetit, ku më vonë vdiqën.

Policia e ka nisur një hetim, por ka thënë se nuk ka vërejtur rrethana të dyshimta për këtë rast.

“Bazuar në hetimet fillestare, përfshirë bisedat me dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes, ne kemi marrë vesh se gratë kanë hyrë në ujë për të notuar. Duket se ato i kanë nënvlerësuar kushtet atmosferike”, tha shefi i policisë, Martin Mackay.

Autoritetet po e vazhdojnë kontrollimin e plazhit afër vendit ku u gjetën dy gratë. Në këtë operacion u përfshinë edhe rojet bregdetare, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart