Dy gola të shpejtë në derbin Llapi – Feronikeli


Gazeta Express
15 Maj 2019 16:29

Llapi dhe Feronikeli janë duke luajtur baras 1:1 në derbin mbase përcaktues të kampionit të këtij sezoni në Ipko Superligë.

Lideri i Superligës Feronikeli e nisi takimin furishëm dhe më mirë, dhe pas disa rasteve të mira e gjeti golin e epërsinë me Arbër Prekazi që shënoi me kokë në minutën e 18-të, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, gëzimi i vizitorëve nga Drenasi zgjati shkurt, pasi Llapi e barazoi rezultatin pas vetëm tre minutave falë një penalltie.

Festim Alidema shënoi nga pika e bardhë në minutën e 21-të.  /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart