Dy fëmijë në gjendje të rëndë


Gazeta Express
20 Prill 2019 19:49

Një djalosh i moshës 16 vjeçare dhe një i foshnjë 11 muajsh, me komplikime të rënda nga fruthi janë duke luftuar për jetë në klinikat e Shkupit.

Djaloshi ka paralizë cerebrale. Në Repartin për mjekim intensiv në gjendje të rëndë janë edhe dy pacient në moshë dhe tre fëmijë.

Në Klinikën infektive dje janë kontrolluar 9 raste me simptome të fruthit, tre prej tyre janë ndaluar për kurim.
Fëmija është hospitalizuar në Klinikën për sëmundje për fëmijë. Është duke marrë frymë me ndihmën e aparateve.
Deri tani nga fruthi janë prekur mbi 1000 persona, organet kompetente shpallën epidemi në nivel të shtetit, ndërsa nga e hëna fillon vaksinimi nëpër shkolla./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart