Dy fansat e Marvel-it fitojnë rekordin botëror me 34 tatuazhe
Fun
Gazeta Express
31/05/2023 23:04
Një palë e panjohur me një interes të
përbashkët shumë të veçantë u bënë bashkëmbajtës të një Rekordi Botëror
Guinness, kur secili bëri 34 tatuazhe të personazheve të Marvel Comics.
Fansi kanadez i librave komik, Rick
Scolamiero, fillimisht fitoi rekordin për shumicën e personazheve të librit
komik Marvel të bërë tatuazh në trup në vitin 2018 me 31 super heronj të
“futur” në trup.
Amerikani Ryan Logsdon kohët e fundit aplikoi
për të marrë rekordin me 34 tatuazhe Marvel, por teksa zyrtarët Guinnessit po
përpunonin aplikimin e tij, ata morën informatë nga Scolamiero se ai kishte
rritur totalin e tij në 34.