Dy derbi në fundjavë - Gazeta Express
string(20) "dy-derbi-ne-fundjave"

Gazeta Express

06/11/2020 16:25

Dy derbi në fundjavë

Gazeta Express

06/11/2020 16:25

Xhiroja e 12-të e Superligës do t’i sjellë këtë fundjavë përballjet e mëdha Drita – Prishtina dhe Ballkani – Gjilani

Superliga e futbollit e vazhdon orarin e stërngjeshur me ndeshjet e xhiros së 12-të, të cilat do të luhen në fundjavë.

Lexo Edhe:

Kjo xhiro do t’i sjellë dy derbi të mëdhenj, shkruan Gazeta Express.

Rivalët e vjetër, Drita dhe Prishtina do të përballen në mes vete në ndeshjen kryesore të xhiros.

Kampionia e Kosovës do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi për të mbetur në hap me liderin, Ballkani.

Nga ana tjetër, kryeqytetasit nuk kanë më vend për gabime pas startit jo dhe aq të mirë të sezonit.

Një tjetër ndeshje e madhe e kësaj fundjavë është edhe ajo në mes të Ballkanit dhe Gjilanit.

Therandasit synojnë t’i kthehen fitores pas barazimit në udhëtim me Feronikelin.

Ekipi Portokalli nuk guxon të gabojë nëse dëshiron ta ruajë distancën ndaj ekipeve tjera.

Nga ana tjetër, Gjilani shkon në Suharekë për ta nxjerrë së paku një pikë, pasi në të kundërtën do të ngelet prapa me kreun.

Llapi gjithashtu do të provojë t’i mbajë pikët në Podujevë në duelin që do ta ketë me Trepçën ’89.

Këtë xhiro do ta shohim edhe derbin lokal, Drenica – Feronikeli.

Ndërsa, ndeshje e paqartë duket të jetë ajo ndërmjet Arbërisë dhe Besës. /Gazeta Express/