Dy boksierë japonezë vdesin nga lëndimet e marra në të njëjtën mbrëmje në Tokio - Gazeta Express
string(79) "dy-boksiere-japoneze-vdesin-nga-lendimet-e-marra-ne-te-njejten-mbremje-ne-tokio"

Sport

Gazeta Express

10/08/2025 11:37

Dy boksierë japonezë vdesin nga lëndimet e marra në të njëjtën mbrëmje në Tokio

Sport

Gazeta Express

10/08/2025 11:37

`Një boksier i dytë japonez ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve në tru që pësoi gjatë një eventi në Tokio.`

Hiromasa Urakawa, 28 vjeç, vdiq të shtunën pasi u mposht me nokaut në raundin e tetë të ndeshjes së tij me Yoji Saito më 2 gusht.

Kjo vjen pas vdekjes së Shigetoshi Kotari, të premten, nga lëndimet e marra gjatë një përballjeje tjetër në të njëjtën mbrëmje në Korakuen Hall të Tokios.

Të dy boksierët iu nënshtruan operacionit për hematomë nënduralë — një gjendje ku gjaku grumbullohet midis kafkës dhe trurit.

Organizata Botërore e Boksit (WBO) deklaroi se “humbjen e boksierit japonez Hiromasa Urakawa, i cili tragjikisht ndërroi jetë nga lëndimet e marra gjatë ndeshjes kundër Yoji Saito, e përcjell me trishtim”.

Pas këtij eventi, Komisioni i Boksit në Japoni njoftoi se të gjitha ndeshjet për tituj të Federatës Orientale dhe Paqësore të Boksit (OPBF) do të zhvillohen tani në 10 raunde në vend të 12.

Urakawa është boksieri i tretë me profil të lartë që vdes në vitin 2025, pas irlandezit John Cooney, i cili ndërroi jetë në shkurt pas një ndeshjeje në Belfast.

Cooney vdiq në moshën 28 vjeçare, pas një hemoragjie intrakraniale nga përballja e tij me uellsianin Nathan Howells.