Dvorani ironizon Metën: Dhashë shpjegime në prokurori, çështjet ligjore nuk shtrohen me produkte artistike - Gazeta Express
string(104) "dvorani-ironizon-meten-dhashe-shpjegime-ne-prokurori-ceshtjet-ligjore-nuk-shtrohen-me-produkte-artistike"

Dvorani ironizon Metën: Dhashë shpjegime në prokurori, çështjet ligjore nuk shtrohen me produkte artistike

Gazeta Express

11/12/2019 13:25

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë Ardian Dvorani ka dalë përpara medias pas marrjes në pyetje në prokurorinë e Tiranës në lidhje me padinë penale që Presidenti Meta adresoi ndaj tij disa javë më parë.

Dvorani tha se ka dhënë shpjegimet e tij në prokurori dhe se s’mund të japë detaje mbi përmbajtjen e asaj që ka deklaruar. Por nga ana tjetër, Dvorani ka ironizuar Metën, duke thënë se çështjet ligjore nuk mund të shtrohen me ‘produkte artistike me metrazh të shkurtër apo të gjatë”.

Lexo Edhe:

Dvorani: Unë nuk mund të flas me detaje. Vlerësoj që hetimi, nuk zhvillohet në media apo televizion, por në këtë institucion. Unë i kam bërë të gjitha shpjegimet në prokurori. Përsa i përket pyetjes për video, unë mendoj se institucionet, funksionarët publikë, nuk është e mirë që t’i shtrojnë çështjet ligjore me produkte artistike me metrazh të shkurtër e të gjatë apo me filma serialë, por t’i shtrojnë në rrugë ligjore, institucionale .

-A ka bërë sekuestrime prokuroria, audio dhe procesverbale të KED?

Dvorani: Prokuroria e ka nisur hetimin. Nuk kam asnjë autoritet dhe asnjë mundësi ta pengoj hetimin. Unë kam dhënë sqarime, pasi në këtë moment nuk ka patur nevojë për të paraqitur prova. Jam këtu para jush, jo për të deklaruar këshilla, sugjerime apo ide sesi prokuroria do duhet të kryejë punën e saj.

Dvorani është pyetur në lidhje me kryesimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020, pasi nëse ai merret i pandehur, atëherë sipas ligjit nuk mund ta ushtrojë funksionin.

Dvorani: Nëse kjo ndodh, ligji është i qartë, nëse anëtari është në ndjekje penale pengohet të ushtrohet funksioni. Por këtë do të çmojë përbërja e këshillit (KED).

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta e ka paditur Dvoranin për dy akuza, atë të shpërdorimit të detyrës dhe përvetësim të titullit, në lidhje me procedurën e emërimit të kandidatëve dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese./Express