Durrës/ 500 shqiptarë kthehen nga Italia. Dyfishohen kontrollet për koronavirusin - Gazeta Express
string(79) "durres-500-shqiptare-kthehen-nga-italia-dyfishohen-kontrollet-per-koronavirusin"

Durrës/ 500 shqiptarë kthehen nga Italia. Dyfishohen kontrollet për koronavirusin

Gazeta Express

24/02/2020 9:31

Prej tre ditësh Italia ndodhet në gjendje emergjence për shkak shpërthimit të papritur të koronavirusit. Megjithatë, edhe pse veriu i Italisë ndodhet në karantinë, lëvizja e lirë e qytetarëve ka vijuar normalisht. Vetëm mëngjesin e të hënës, nga Italia, mbërritën rreth 500 qytetarë shqiptarë me tragetet e linjës Bari-Durrës.

Pasagjerët kanë udhëtuar normalisht dhe përgjithësisht janë vizitorë nga Shqiqëria që kthehen. Numri i i udhëtarëve është në trendin normal të kësaj linje. Gjatë udhëtimit janë mbajtur nën kujdes mjekësor si dhe janë kryer kontrolle para daljes nga trageti.

Lexo Edhe:

Autoritetet portale thonë se janë në dispozicion një staf i dyfishuar mjekësor si dhe mjedise karantinë që mund të zgjerohen më pas me paraqitjen eventuale të koronavirusit. Deri tani nuk është paraqitur asnjë rast. Dhe autoritetet theksojnë se nisur nga gjendja e deritanishme nuk ka vend për panik.