Durmishi mund të bëhet bashkëlojtar me Vedat Muriqi


Gazeta Express
13 Gusht 2019 20:43

Riza Durmishi, mbrojtësi i majtë i Lazios,  mund të jetë shumë shpejt lojtar i Fenerbahces pasi që serbi Aleksandar Kolarov nuk dëshiron të largohet nga Roma

Klubi turk ishte duke e kërkuar që disa muaj Kolarovin, por pavarësisht thashethemeve të mediave lokale, lojtari nuk dëshironm që të largohet nga Roma, kurse burimet italiane thonë se pothuajse asnjëherë ata nuk ishin afër një marrëveshje.

Tani sipas gazetës turke, “Fanatik”, Durmishi ka arritur marrëveshje personale me Fenerbahce dhe Lazio është gati ta shet atë.

Ai mund ti bashkohet ekipit të Vedat Muriqit edhe në formë huazimi me opsion blerjen për katër milionë euro.

25 vjeçari, që përfaqëson Danimarkën kaloi në ekipin italian nga Real Betisi për 7.5 milionë euro verën e kaluar, kurse u paraqit për Lazion vetëm 19 ndeshje.

Nëse do ti bashkohet Fenerbahces, atëherë Durmishi do ta këtë për kolegë gjigantin e sulmit të Kosovës, Vedat Muriqi. /GazetaExpress/  

Te fundit


Kthehu lart