Dule: Rama duhet mëshiruar, Karamelo dhe të tjerët nuk mund ta shpëtojë


Gazeta Express
30 Mars 2019 12:03

Kreu i PBDNJ-s, Vangjel Dule tha nga Korça se kryeministri Rama duhet të rrëzohet, në mënyrë që t’i hapet rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas tij futja në Kuvend e deputetit të ri, Ligoraq Karamelo, i cili doli nga listat e Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, nuk është zgjidhje për Edi Ramën.

“Duke  ju drejtuar realitetit tonë, duhet të përqendrohemi tek kryefjala e kërkesës mbarëpopullore në vendin tonë, që është largimi i qeverisë së Edi Rames dhe hapjes së rrugës së zhvillimit të zgjedhjeve të lira, produkt i të cilave do të jetë një qeveri e re. Ajo do të ju garantojë shqiptarëve mirëqenie, arsim dhe perspektivë evropiane”, tha kreu i PBDNJ-së.

Sa i përket vendimit të Karamelos, për marrjen e mandatit, Dule thotë:-“ As Karamelo, as të ngjashmit e tij nga çdo drejtim që mund t’i bashkëngjiten Ramës, nuk mund të shërbejnë si kamerdare shpëtimi. Janë thjesht fenomene, që në jetën politike të çdo vendi, janë kalimtare dhe nuk mund të kenë asnjë kontribut dhe asnjë domethënie.

Rrjedhimisht duhet të jemi të gjithë më të vendosur se kurrë, që ti përgjigjemi kërkesës popullore; të largohet z Rama, të largohet qeveria e tij. Qytetaret duhet të kenë të drejtën që ka çdo qytetar i vendeve të lira dhe të civilizuar, të  drejtën e votës. Vota të mos blihet më me thasë mielli, me shlyerje të detyrimeve të OSHEE-së, të ujësjellësit, por të shprehin vullnet politik”.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, Dule thotë se zoti Rama duhet mëshiruar dhe se tragjikomedia  e tij personale rrezikon të kthehet në tragjedi të të gjithë vendit.

Top Channel

Te fundit


Kthehu lart