"Duket si në janar, bosh" Shëngjini i paqartë për sezonin turistik - Gazeta Express
string(63) "duket-si-ne-janar-bosh-shengjini-i-paqarte-per-sezonin-turistik"

Gazeta Express

31/05/2020 16:26

“Duket si në janar, bosh” Shëngjini i paqartë për sezonin turistik

Gazeta Express

31/05/2020 16:26

Edhe pse na ndajnë pak orë nga nisja zyrtare e sezonit turistik, Shëngjini, një nga zonat më të frekuentuara të Shqipërisë, të jep këtë pamje.

“Duket sikur jemi në janar, nuk shohim plazh dhe çadra.”

Lexo Edhe:

Përpos lëvizjeve të pakta, në brezin e rërës ende nuk është vendosur asnjë shezlon, pasi operatorët turistik vijojnë të mbeten të paqartë për mënyrën sesi do të funksionojnë.

Besnik Sula, Përfaqësues i Operatoreve Turistik: Ne jemi gati si hoteleri së bashku me restorantin, por nuk na kanë dhënë asnjë informacion se çfarë do të bëhet me këtë pjesën e hapësirat publike.

Situate bëhet edhe më e vështirë, kur sytë kthehen te prenotimet e anuluara.

Sula: Nuk e di se si do ta vlerësojmë këtë pjesë për ne, që të mos paguajmë hapësirën publike.

Shpresat i kanë vetëm te hapja e kufijve tokësor me Kosovën fqinje, që mesatarisht zë 30% të pushuesve që zgjedhin Shëngjinin gjatë muajve të verës./tv ora