Duket që mallkimi 40 vjeçar i zgjedhjeve për Parlament Evropian do të thyhet


Gazeta Express
26 Maj 2019 21:19

Për herë të parë që nga zgjedhjet e para për Parlament Evropian në vitin 1979, dalja në zgjedhje duket që do të jetë përmbi 50%.

Një zëdhënës i Parlamentit Evropian ka thënë për gazetarët se deri më tani në 28 shtetet anëtare është rreth 49-51% këtë vit. Shumë shtete kanë thyer rekordet vendase të daljes në votime.

Kjo është një ngritje prej 42% sa ishte në vitin 2014 kur u mbajtën zgjedhjet e fundit.

Nëse kalohet shifra 50% do të jetë hera e parë që ndodh kjo prej vitit 1994.  

Deri më tani dalja në votim ka qenë më e ulëta në shtetin e Portugalisë, me vetëm 31 % e popullsisë që kanë dalë në zgjedhje. Votimi në Ishujt Azure të këtij shteti ndërkohë po vazhdon ende. /Express/

Te fundit


Kthehu lart