Dukagjini fiton në udhëtim te Prishtina e Re - Gazeta Express
string(44) "dukagjini-fiton-ne-udhetim-te-prishtina-e-re"

Futboll

Gazeta Express

24/05/2026 18:00

Dukagjini fiton në udhëtim te Prishtina e Re

Futboll

Gazeta Express

24/05/2026 18:00

Dukagjini ka marrë një tjetër fitore të madhe, pasi triumfoi në mesjavë në finalen e Kupës së Kosovës.

Skuadra që po drejtohet nga Arsim Thaqi e ka mposhtur Prishtinën e Re në udhëtim, e cila tashmë ka rënë nga Superliga e Kosovës.

Skuadra nga Klina fitoi 3-2, me një fitore të tillë që momentalisht e mban jashtë zonës së barazhit.

Dukagjini shënoi i pari për 1-0, mirëpo Prishtina e Re doli në epërsi prej 2-1 në pjesën e parë.

Megjithatë, skuadra klinase shënoi dy gola për dy minuta, për fitoren prej 3-2.

Dukagjini me këtë fitore i ka 48 pikë, në vendin e pestë, derisa ka dy pikë më shumë se Llapi, që është në pozitën e barazhit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement