“Duhet të jesh i padijshëm të thuash që nuk është humbur Çakorri”


Gazeta Express
20 Prill 2019 20:58

Ish-zëvendësministri i Pushtetit Lokal nga radhët e LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili të shtunën në një tubim, i quajti “rrenca” ata që po thonë se Kosova ka humbur Çakorrin.

Sipas Gecajt, duhet të jesh i padijshëm të thuash dhe ta besosh një deklarim të tillë.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se kontestimi i një fakti të tillë do të thotë kontestim i kufirit të një shteti të NATO-s.

“Pa marrë parasysh që keni aprovuar tri dokumente (dy plotësisht jo-relevante), parlamenti i Malit të Zi ka aprovuar vetëm marrëveshjen, dhe kontestimi i atij kufiri tash do të thotë kontestim i kufirit të një shteti të NATO-s”, ka thënë ai.

Gecaj thotë se Çakorrin e Kullën e kanë pasur kurban për të ardhur në pushtet, dhe më vonë për të mbetur në pushtet.

“Ja pafshi hajrin”, ka përfunduar ai.

Te fundit


Kthehu lart