Duhani mund ta përhap më lehtë Coronavirusin - Gazeta Express
string(44) "duhani-mund-ta-perhap-me-lehte-coronavirusin"

Duhani mund ta përhap më lehtë Coronavirusin

Gazeta Express

15/08/2020 9:00

Turistëve dhe banorëve të Galicisë iu është ndaluar pirja e duhanit në rrugë ose hapësira publike nëse distanca sociale nuk është dy metra.

Regjioni veri-lindor në Spanjë është i pari që mori një vendim të tillë – por disa të tjerë mund ta pasojnë së shpejt.

Lexo Edhe:

Midis rajoneve që e konsiderojnë atë është edhe Andaluzia, ku vendpushimi më i vizituar është qyteti i Malagas, transmeton Telegrafi.

Ekspertët rekomanduan ndalimin si pjesë e masave të reja për të luftuar coronavirusin. Galicia gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 827 raste të reja, një rritje prej 87 nga një ditë më parë.

Theksojmë se ekspertët botëror kanë konstatuar se përmes tymit të duhanit mund të shpërndahet më tepër virusi.Lexo po ashtu:

Ndryshe, 343 mijë persona janë raportuar të infektuar me coronavirus në shtetin spanjoll gjersa kanë ndërruar jetë 28617 njerëz.