Dugolli tregon në detaje takimin mes Holbrooke, Rugovës dhe Adem Demaçit më 1998 - Gazeta Express
string(79) "dugolli-tregon-ne-detaje-takimin-mes-holbrooke-rugoves-dhe-adem-demacit-me-1998"

Lajme

Gazeta Express

25/01/2021 22:18

Dugolli tregon në detaje takimin mes Holbrooke, Rugovës dhe Adem Demaçit më 1998

Lajme

Gazeta Express

25/01/2021 22:18

Profesori universitar Bujar Dugolli ka treguar në emisionin Pressing në T7 një bisedë mes të diplomatit amerikan Richard Holbrooke dhe dy përfaqësuesve shqiptarëve të Kosovës, ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe ish-përfaqësuesit politik të UÇK’së, Adem Demaci.

“Kisha pas dëshirë me dëgjuar dicka me shumë. Sepse atë se si është Albini kështu e ashtu i kemi dëgjuar. Unë e njoh më 97-tën kur kemi qenë në takim në Uashington me takim zyrtar. Kështu që lidhje e tij me Amerikën janë më të vjetra se sa të tjerëve, spo flas për ata që kanë qenë por për ata që janë. Kam qenë pjesë e këtyre proceseve. Thatë që keni pasur presion. Por ju pranuat që keni pasur një ndërmjetësues të njëanshëm. Sjelljet e tij ishin buliste dhe ekspertët ndërkombëtare e kritikuan qasjen e tij. Nuk keni rrezikuar. Me rëndësi është që u përmend refuzimi estetik. Kam qenë pjesë e një grupi të bisedimeve që ishte bërë me insistimin e zyrës amerikane në Kosovë me Richard Holbrooke. Unë atë kohë isha përfaqësues i lëvizjes studentore. Demaci refuzonte të vinte por ditën kur erdhi ai delegacion ai erdhi. Po e përmendi dy emra cka kanë folë. Ibrahim Rugova dhe Adem Demaci. Holbroke kishte ardhur të bënte presion që ne të dalim dhe të ndikojmë në terren që të shpërbëhet UCK dhe të ndalet konflikti që të gjendet një zgjidhe përfundimtare. Përgjigja e zotëri Rugovës ishte: Kërkojmë njohjen më të shpejtë të Kosovës kjo është zgjidhja më e mirë për paqen në rajon. Holbrooke ishte shumë nervoz. Më pas Rugova tha më jepni një gur më të madh ti sjelli kokës time dhe qeshi me injorancë. Ai ishte i qetë dhe nuk vazhdoi. E mori fjalën Demaci. Ai tha se ju duhet të na mbështetni pasi Millosheviqi do të dorë forcën dhe ne nuk mund t’i rezistojmë. Holbrooke iu tha se më çudit romantizmi juaj. Se si po mëndi ju dhe në njëfarë mënyrë po tallet. Demaci i tha: Zotëri Holbrooke e dimë kush është Serbia më mirë se ju dhe në rajon është ushtria më e fortë dhe krahasohet me vendet europiane. Por një nuk e dini ju, ne jemi të gatshëm të vdesim të gjithë për Kosovën e lirë njëra ju po talleni me autonomi. Takimi përfundoi për 10 minuta ndërsa Holbrooke doli i nervozuar. A mendoni ju se liria dhe pavarësia do të vinte ndryshe?”, tha ai.

Lexo Edhe:

“Në 2011 një proces i ashtuquajtur për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.  E dimë që Serbia nuk e njeh Kosovën dhe tani po a duhet ne dorëzohemi para këtij presioni. Normalisht që jo. Ju pranuat të gjitha kërkesat e Serbisë në Uashington”, shtoi ai./Gazeta Express/