Dueli Zaev-Mickoski: Për momentin nuk presin koronavirusi të ndikojë në mbajtjen e zgjedhjeve - Gazeta Express
string(92) "dueli-zaev-mickoski-per-momentin-nuk-presin-koronavirusi-te-ndikoje-ne-mbajtjen-e-zgjedhjeve"

Dueli Zaev-Mickoski: Për momentin nuk presin koronavirusi të ndikojë në mbajtjen e zgjedhjeve

Gazeta Express

28/02/2020 20:11

Me qëndrime për situatën aktuale me koronavirusin dhe ndikimin e tij eventual në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare filloi dueli televiziv i sontëm i liderëve të LSDM-së në pushtet, Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Micskoski, të cilët paralajmëruan se do të sjellin vendime për aktivitetet partiake zgjedhore varësisht zhvillimit të situatës dhe porositën që qytetarët janë para agjendave partiake.

Sipas Zaevit, pushteti po menaxhon në mënyrë adekuate me situatën, ndërsa për Mickoskin, preventiva ka dështuar.

Lexo Edhe:

Zaevi beson se periudha e përcaktuar për mosmbajtjen e tubimeve masive publike do të përfundojë, siç është përcaktuar deri më 6 mars, dhe thekson se do të ndiqen trendet botërore dhe si do të zhvillohet situata.

“Së pari është shumë me rëndësi popullata të jetë e qetë, shteti është i organizuar. Gjithsesi, është me rëndësi, para së gjithash, shteti, qytetarët, ndërsa pas tyre vijnë partitë politike dhe agjendat tona të cilat i kemi në vigjilje të zgjedhjeve”, tha Zaevi, duke theksuar se ende është shumë herët të flitet për reduktimin e aktiviteteve partiake.

Ta ndjekim punën, të shohim se a do të kemi ose jo raste të reja, e pastaj në bazë të asaj do t’i dimensionojmë vendimet tona për tubime publike, shtoi Zaevi.

Micskoski, tha se nuk ka indikacione se gjendja me koronavirusin do të ndikojë në agjendën partiake dhe theksoi se është me rëndësi që të mos lejohet të eskalojë. Në këtë duhet të përqendrohen organet kompetente. Zgjedhjet në këtë rast janë sekondare, është me rëndësi shëndeti i qytetarëve, tha Micskoksi.

Sipas tij, më me rëndësi është të mos përhapet panik.

“Është regjistruar rasti i parë dhe është keq që u lejua të vijë deri te kjo sepse preventiva dështoi, edhe pse kishte përpjekje që të bisedohet me publikun për këtë temë. Saktë, askush nuk pret që të ballafaqohemi menjëherë dhe menjëherë ta parandalojmë, është me rëndësi që të mbetemi të qete, të mos përhapim panik, sepse me panik nuk do të zgjidhen këto probleme, por se duhet njerëzit të jenë profesionistë që të mblidhen e të flasin dhe t’i tejkalojnë këto sfida”, tha Mickoski, duke përsëritur se VMRO-DPMNE-ja ofron në dispozicion kapacitetet e tyre.