Duelet më të mëdha sportive, edhe këtë fundjavë në IPKO


Gazeta Express
1 Nëntor 2019 14:27

Platforma televizive IPKO vazhdon me mbulimin e ngjarjeve kryesore dhe më të rëndësishme të sportit botëror, ekskluzivisht futbollit.

IPKO dhe Digitalb edhe këtë fundjavë i sjellin ndeshjet interesante nga ligat më të forta evropiane, Premierliga, La Liga e Serie A, por edhe të IPKO Superligës së Kosovës, Superligës së Shqipërisë dhe ligave të tjera evropiane, krahas ngjarjeve nga sportet tjera nëpër botë.

IPKO Superliga sjell derbin e madh, Feronikeli – Ballkani

Ndeshja ndërmjet Llapit dhe Drenicës e ka hapur sot xhiron e 13-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Llapjanët kanë nevojë për tri pikë për të mbetur në garë për titull të kampionit.

Ndërsa, derbi i kësaj xhiroje do të zhvillohet nesër, ku kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli e pret liderin aktual, Ballkani.

Kjo pa dyshim pritet të jetë një ndeshje spektakolare.

“Nikli” nuk guxon të gabojë pasi gjendet 7 pikë prapa ekipit therandas.

Nga ana tjetër, Portokallinjtë do të mundohen që ta vazhdojnë formën që po e shfaqin dhe ata do të ishin të kënaqur edhe me një barazim në Drenas.

Prishtina ndërkohë pret fitore në Klinë kundër Dukagjinit, njëjtë si Gjilani në shtëpi kundër Ferizajt.

Drita nuk do të ketë punë të lehtë kundër Flamurtarit në kryeqytet, kurse Trepça ’89 shihet si favorite në duel me fqinjin Vushtrria në shtëpi.

Të gjitha ndeshjet e IPKO Superligës i transmeton IPKO përmes kanaleve të Super Sport Kosova.

IPKO Superliga – Java e 13-të

SSK1 E premte Llapi – Drenica

SSK1 E shtunë 13:00 Feronikeli – Ballkani

SSK2 E shtunë 13:00 Trepça ’89 – Vushtrria

SSK3 E shtunë 13:00 Dukagjini – Prishtina

SSK1 E diel 13:00 Gjilani – Ferizaj

SSK2 E diel 13:00 Flamurtari – Drita

Sytë kah Serie A

Sytë e të gjithë futbolldashësve këtë fundjavë do të jenë të përqendruar kah kampionati italian i futbollit.

Serie A do t’i sjellë disa ndeshje interesante.

Roma – Napoli do të jetë ndeshja kryesore e xhiros së 11-të.

Por, duel me kërshëri pritet të jetë edhe ai në mes të Milanit dhe Lazios.

Në Torino do të luhet derbi lokal në mes të Torinos dhe Juventusit, kurse Interi e viziton Bolognan.

Në Premierligë, kampioni Manchester City e pret fitoren e radhës kundër Southamptonit, kurse lideri Liverpool e viziton Aston Villën.

Manchester United e hap këtë xhiro me ndeshjen në udhëtim kundër Bournemouthit, ndërsa Arsenali e pret Wolverhamptonin.

Duel interesant pritet të jetë ai në mes të Evertonit dhe Tottenhamit.

Ndërkaq, në Spanjë, Real Madridi dhe Barcelona llogarisin në fitoret e radhës.

“Los Blancos” e gostitin Betisin, ndërsa katalunasit e vizitojnë Levanten.

Atletico Madridi ndërkohë e viziton terrenin e vështirë të Sevillas.

Ndeshjet kryesore të ligave më të forta evropiane, Premierliga, La Liga e Serie A i transmeton platforma televizive IPKO përmes kanaleve të Super Sport dhe Super Sport Kosova.

Serie A – Java e 11-të

E shtunë 15:00 Roma – Napoli

E shtunë 18:00 Bologna – Inter

SSK1 E shtunë 20:45 Torino – Juventus

E diel 12:30 Atalanta – Cagliari

E diel 15:00 Genoa – Udinese

E diel 15:00 Lecce – Sassuolo

E diel 15:00 Verona – Brescia

E diel 18:00 Fiorentina – Parma

SSK1 E diel 20:45 Milan – Lazio

E hënë 20:45 Spal – Sampdoria

Premierliga – Java e 11-të

E shtunë 13:30 Bournemouth – Man Utd

E shtunë 16:00 Arsenal – Wolverhampton

SSK1 E shtunë 16:00 Aston Villa – Liverpool

E shtunë 16:00 Brighton – Norëich

E shtunë 16:00 Man City – Southampton

E shtunë 16:00 Sheffield Utd – Burnley

E shtunë 16:00 West Ham – Newcastle

SSK1 E shtunë 18:30 Watford – Chelsea

SSK1 E diel 15:00 Crystal Palace – Leicester

SSK1 E diel 17:30 Everton – Tottenham

La Liga – Java e 12-të

E shtunë 13:00 Espanyol – Valencia

E shtunë 16:00 Levante – Barcelona

E shtunë 18:30 Sevilla – Atl Madrid

SSK2 E shtunë 21:00 Real Madrid – Betis

E diel 12:00 Valladolid – Mallorca

E diel 14:00 Villarreal – Athl Bilbao

E diel 16:00 Osasuna – Alaves

E diel 18:30 Celta Vigo – Getafe

E diel 18:30 Leganes – Eibar

E diel 21:00 Granada – Real Sociedad

Te fundit


Kthehu lart