Sanders sulmohet ashpër në debatin e Karolinës Jugore - Gazeta Express
string(53) "sanders-sulmohet-ashper-ne-debatin-e-karolines-jugore"

Gazeta Express

26/02/2020 8:29

Sanders sulmohet ashpër në debatin e Karolinës Jugore

Gazeta Express

26/02/2020 8:29

Kandidatët për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara u përfshinë në një debat të ashpër para zgjedhjeve të rëndësishme në shtetin e Karolinës Jugore.

Senatori Bernie Sanders, i cili tash për tash është i pari në garë, u përball me kritika të shumta nga kandidatët e tjerë, përfshirë ish-nënpresidentin amerikan, Joe Biden, ish-kryetarin e Nju Jorkut, Mike Bloomberg dhe kandidatin Pete Buttigieg.

Lexo Edhe:

Ky i fundit e cilësoi Sanders-in si figurë polarizuese gjatë garës brenda Partisë Demokratike. “Nëse mendoni se katër vjetët e kaluar kanë qenë kaotikë, përçarës, toksikë, paramendojeni kalimin e pjesës më të madhe të vitit 2020 me garën mes Trump-it dhe Sanders-it”, tha ai.

Sanders-i u kundërpërgjigj duke mohuar se politikat e tij janë radikale dhe e pranoi se po e nxiste debatin. Ai tha: “Po e dëgjoj emrin tim duke u përmendur paksa sonte. Po habitem pse.”

Në anën tjetër, miliarderi Michael Bloomberg e akuzoi kandidatin Sanders se po ndihmohet nga Rusia gjatë fushatës zgjedhore. “Rusia po të ndihmon ty që të zgjidhesh, prandaj do ta humbësh garën para Trump-it”, tha ai.

Sanders u bë sikur po i drejtohej drejtpërdrejt presidentit rus, Vladimir Putin, kur tha: “Nëse unë jam president i Shteteve të Bashkuara, më beso, ti nuk do të ndërhysh më në zgjedhjet amerikane.”

Zgjedhjet e Partisë Demokratike në Karolinën Jugore mbahen të shtunën, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.