Duda Balje e bën “me shnet” autostradën “Arbën Xhaferi”


Gazeta Express
1 Qershor 2019 14:48

Tri ditë më parë në Han të Elezit është përuruar autostrada “Arbën Xhaferi”, punimet e së cilës kishin nisur në vitin 2014.

Kjo autostradë lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut dhe po konsiderohet si një ndër projektet më te mëdha në rajon.

Gjatësia e urës është 5.7 kilometra ndërsa lartësia 83 metra, që e bën urën më të gjatë në rajon, shkruan Reporteri.net.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e partisë 6+, Duda Balje ka bërë vozitjen e parë në autostradën “Arbën Xhaferi” .

Balje fotot nga ky moment i ka postuar në llogarinë e saj në Facebook ku ka shkruar: “Duke shijuar vozitjen në këtë bukuri kosovare”.

Te fundit


Kthehu lart