Dubois i pamëshirshëm, e rrëzon Snijdersin 4 herë brenda 200 sekondave - Gazeta Express
string(69) "dubois-i-pameshirshem-e-rrezon-snijdersin-4-here-brenda-200-sekondave"

Dubois i pamëshirshëm, e rrëzon Snijdersin 4 herë brenda 200 sekondave

Gazeta Express

30/08/2020 10:09

Daniel Dobois e ka mposhtur Ricardo Snijdersin pas vetëm dy rundeve, duke e dëshmuar fuqinë e vet shkatërruese. Ky triumf ia siguron atij mundësinë për të luftuar për titullin evropian dhe britanik në kategorinë e rëndë kundër Joe Joyce.

22-vjeçari i pamposhtur është detyruar të presë për betejën britanike dhe evropiane me Joyce dhe i mprehu aftësitë ndaj holandezit, të cilin e rrëzoi katër herë para se gjyqtari ta ndërpriste meçin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Snijders erdhi në këtë luftë si zëvendësues dhe nuk i mbijetoi detyrës, duke përfunduar në dysheme dy herë në rundin e parë, pas goditjeve dërrmuese të Dubois.

Në kërkim të një fitoreje tjetër të shpejtë, Dubois s’i ndali grushtet dhe e rrëzoi edhe dy herë Snijdersin duke e detyruar gjyqtarin ta ndërpresë luftën për ta parandaluar ndëshkimin e mëtejmë të tij.

Ende nuk ka datë për meçin mes Dubois dhe Joyce për titullin evropian dhe britanik në kategorinë e rëndë. /Gazeta Express/