Sergino Dest shpreson të kalojë të paktën një vit më shumë me Lionel Messin në Barcelonë.
Gjigandët e La Ligës vazhdojnë të rrezikojnë të shohin fituesin të gjashtë herë të Topit të Artë që të largohet falas në verën e 2021, raporton Gazeta Express.
Messit marrëveshja e tij aktuale do t’i skadojë në fund të sezonit, dhe do të jetë i lirë të flasë me ndonjë klub që nga janari, klubet si, Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë në garë për shërbimet e argjentinasit.
Dest po kërkon që ikona e ditëve moderne të mbetet përkrah tij dhe të jetë edhe për shumë vite pjesë e Barçës.
“Edhe unë i dëgjoj ato lajme për largimin e tij, por nuk e di se çfarë është e vërtetë apo jo”, u deklarua Dest.
“Shpresoj të mund të luaj me të edhe një vit. Por do ta shohim. Të gjithë duan ta kenë atë në këtë klub, por është zgjedhja e tij”.
Dest u transferua të Barça në verën e këtij viti nga skuadra holandeze Ajax dhe po e bind Ronald Koemanin. /Gazeta Express/