Dua Lipa, thirrje britanikëve të votojnë


Gazeta Express
23 Nëntor 2019 0:02

Para zgjedhjeve të 12 dhjetorit në Britani, Dua Lipa u është drejtuar britanikëve.

Në Mbretërinë e Bashkuar më 12 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa një ditë më pas pritet të zgjidhet kryeministri i ri i vendit, shkruan lajmi.net.

Para zgjedhjeve duhet të bëhet regjistrimi, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të kenë qasje në votim.

Meqë kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit të regjistrimit, këngëtarja Dua Lipa, përmes një postimi në Instagram ka bërë thirrje që të regjistrohen të gjithë.

“Mos harroni të regjistroheni për të votuar”, shkruan fotografia që e postoi këngëtarja shqiptare.

Te fundit


Kthehu lart