Dua Lipa flet për mundësitë e kufizuara në Kosovë për t’u bërë këngëtare - Gazeta Express
string(71) "dua-lipa-flet-per-mundesite-e-kufizuara-ne-kosove-per-tu-bere-kengetare"

Rozë

Gazeta Express

20/01/2021 11:37

Dua Lipa flet për mundësitë e kufizuara në Kosovë për t’u bërë këngëtare

Rozë

Gazeta Express

20/01/2021 11:37

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë e ftuar së fundmi në një emisionin e famshëm të Jimmy Fallon.

Përmes një lidhje direkte, ajo ka folur për shumë gjëra, ku ndër të tjerash ka cekur mënyrën se si reagoi kur pa se thashethemet për një “shtatzëni” të rrejshme të saj qarkulluan gjatë këtyre ditëve.

Lexo Edhe:

E si në çdo intervistë tjetër, ishte gati e pashmangshme për të që të tregonte për prejardhjen e saj, Kosovën, duke kujtuar kohën kur ishte 15 vjeçare dhe u zhvendos e vetme në Londër, me dëshirën për të ndjekur një karrierë muzikore.

Lipa thotë se nuk mund ta paramendojë vëllain e saj, Gjinin (i cili është 15 vjeç), ta bëjë një gjë të tillë siç e bëri ajo.

“Epo mirë, unë shikoj tani vëllain tim dhe mendoj se është çmenduri sepse nuk mund ta imagjinoj atë duke e bërë këtë, por nuk e di, unë gjithmonë isha e vetëdijshme dhe e dija çfarë doja të bëja në muzikë dhe sa isha duke jetuar në Kosovë, nuk e ndjeja se kisha të njëjtat mundësi dhe më duhej të isha në Londër, ku çdo gjë po ndodhte dhe ishte sikur po bëja gjënë duhur, tani kur e mendoj prapa, unë nuk e di se si i binda prindërit e mi”, tha Dua Lipa në bisedën me Jimmy Fallon.

E pyetur nga prezantuesi i famshëm nëse po jetonte e vetme kur u kthye nga Kosova në Angli, Dua tha se nuk ishte e vetme, por me një cimere e cila ishte gjithashtu nga Kosova.

“Jo nuk isha duke jetuar krejtësisht vetëm. Isha duke jetuar me një vajzë tjetër nga Kosova, e cila po bënte master në Londër, kështu që e ndanim shtëpinë së bashku”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur nëse mban ende kontakte me vajzën në fjalë, 25-vjeçarja e mohoi një gjë të tillë, pasi thotë se ajo ishte një “spiune” gjatë kohës sa banonin bashkë në Londër.

“Jo nuk jam në kontakt me të, sepse nuk ishte shumë e mirë me mua për të qenë e sinqertë. Ajo shkonte dhe i bënte fotografi dhomës time e cila ishte rrëmujë dhe ia dërgonte mamasë time”, ka thënë Dua.

Biseda mes këngëtares shqiptare dhe prezantuesit të famshëm amerikan ka vazhduar edhe për suksesin e saj në edicionin e sivjetmë të “Grammy Awards”, ku ajo është nominuar për gjithsej gjashtë çmime.