Dua Lipa dhe Rita Ora koncert madhështor në Tiranë, zbulohen detajet - Gazeta Express
string(67) "dua-lipa-dhe-rita-ora-koncert-madheshtor-ne-tirane-zbulohen-detajet"

Rozë

Gazeta Express

22/05/2022 15:34

Dua Lipa dhe Rita Ora koncert madhështor në Tiranë, zbulohen detajet

Rozë

Gazeta Express

22/05/2022 15:34

Rita Ora dhe Dua Lipa do të performojnë në Tiranë brenda këtij viti dhe këtë e zbuloi Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se pas finales së ‘Conference League’, kryeqyteti do të fillojë përgatitjet për të pritur dy koncertet e mëdha të këngëtareve shqiptare.

Lexo Edhe:

Duke folur për Top News, Veliaj u shpreh se: “Të gjithë duhet të gëzohemi kur Tiranës i vijnë aktivitete të tilla të mëdha. Me të mbyllur finale e 25 Majit, do të fillojmë përgatitjet për koncertin e madh të Rita Orës në fund të pushimeve, dhe të Dua Lipës pranë festave të fundvitit. Duam që Tirana të jetojë çdo ditë”.