Dua Lipa bëhet 'nuse' për Grammys 2020 - Gazeta Express
string(36) "dua-lipa-behet-nuse-per-grammys-2020"

Dua Lipa bëhet ‘nuse’ për Grammys 2020

Gazeta Express

27/01/2020 12:08

Dua Lipa është shoqëruar nga i dashuri i saj në ceremoninë e Grammy mbrëmë në Los Angeles.

Në mesin e shumë yjeve të muzikës që janë mbledhur në natën më të rëndësishme të vitit, ishte e pranishme edhe pop ylli Dua Lipa.

Lexo Edhe:

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka shkuar e inspiruar për veshjen nga stili i nuseve në fustanin e bardhë të satenit.

Ajo është shfaqur dorë për dore me të dashurin, Anwar Hadid dhe bashkë kanë pozuar të lumtur për fotografët.

Çifti gjatë gjithë mbrëmjes janë shfaqur shumë të dashuruar derisa e kanë shikuar shfaqjen nga radhët e para.

Dua këtë vit nuk ka qenë e nominuar në asnjë kategori, ndërsa albumi i saj i ri që pritet ta publikojë së shpejti mund t’i japë sërish rast të marrë sërish çmime në këtë ceremoni prestigjioze dhe shumë të rëndësishme të muzikës./Gazeta Express/

18 vjeçarja bën historinë: Billie Eilish mposht ikonat e muzikës, merr të gjitha çmimet kryesore në Grammy