Dua e “kall” me kunata në ditëlindjen e Bella Hadid


Gazeta Express
10 Tetor 2019 21:55

Bella Hadid është “çika që ka ditëlindjen sonte” kurse ajo para se të bëj partyn është parë me motrën Gigi, nënën Yolanda dhe shoqet e saj VIP, e ku është Dua Lipa e cila është edhe e dashura e vëllait të Bellas, Anwarit

Bella Hadid është “çika që ka ditëlindjen sonte” kurse ajo është parë për një drekë fillimisht në Sadelle, drekë me familje para se ajo të niset për në partyn që do ta organizojë sonte.

23 vjeçares i është bashkuar motra e saj supermodele Gigi Hadid, nëna e tyre Yolanda Hadid dhe një grup shoqesh, përfshirë pop yllin, kosovaren Dua Lipa për të cilën u shkrua se është në lidhje me vëllanë e tyre, Anwar Hadid.

Duke bartur një kurorë ajo është parë duke ecur në trotuar, derisa ka treguar këmbët e saj seksi në një minifund me çorape të tejdukshme.

Seksbomba brune kishte edhe një pallto shiu që i përshtatej me veshjen e saj.

Dua në anën tjetër ishte e veshur edhe me thjesht, me një palë xhinse dhe një këmishë dhe çizme, derisa Bella dukej e lumtur me prezencën e pop yllit kosovar në ditëlindjen e saj. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart