Dua dhe Anwar shfaqen shumë të dashuruar në rrugët e SoHo në New York


Gazeta Express
11 Shtator 2019 17:03

Dua Lipa dhe Anwar Hadid sërish janë fotografuar në një dalje bashkë.

Siç duket, lidhja e çiftit shumë të përfolur të momentit po shkon çdo ditë e më mirë.

Dua dhe Anwar janë shfaqur sërish duke kaluar kohë të bukur bashkë, derisa po shëtisnin në rrugët e New York, ku po qëndrojnë për javën e modës, shkruan Gazeta Express.

Çifti janë bërë bashkë për herë të parë në qershor të këtij viti, e megjithë skepticizmin nga fansat e këngëtares dhe diferencës në moshë që ajo ka me modelin, ata po vazhdojnë lidhjen e tyre e cila po përforcohet çdo herë e më shumë.

Këtë herë ata janë parë duke ngrënë akullore në lagjen ‘SoHo’ në New York, ndërsa Dua po duket shumë bukur./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart