Driton Selmanaj mohon koordinimin për mocionin: LDK nuk ka asnjë lidhje me presidentin Thaçi - Gazeta Express
string(91) "driton-selmanaj-mohon-koordinimin-per-mocionin-ldk-nuk-ka-asnje-lidhje-me-presidentin-thaci"

Gazeta Express

09/04/2020 23:57

Driton Selmanaj mohon koordinimin për mocionin: LDK nuk ka asnjë lidhje me presidentin Thaçi

Gazeta Express

09/04/2020 23:57

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se subjekti i tij nuk është bashkërenduar me presidentin, Hashim Thaçi për inicimin e mocionit ndaj Qeverisë Kurti.

‘’LDK nuk ka asnjë lidhje me presidentin Hashim Thaçi’’

Lexo Edhe:

‘’Prej momentit të zgjedhjes së tij, LDK nuk ka raport të asnjë natyre me presidentin, përveç atyre institucionale që i ka me gjitha institucionet’’, ka thënë ai

Ai ka treguar edhe pse LDK ishte pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

‘’E vërteta është kjo, Isa Mustafa e ka shpreh një mendim të tij që gjendja po eskalon dhe mund të jetë e nevojshme të shpallen masat emergjente. Nuk ka lidhje kush e ka pasur këtë mendim. LDK e ka shprehur vullnetin e vetë’’, thotë ai.  

‘’Asgjë nuk ndodhë po të shpallej gjendja e jashtëzakonshme. Vetëm do të përdoreshin kapacitetet e ushtrisë, asgjë më shumë? Kurti pati paranoja të panjohura për neve. Nuk funksionon shteti me paranoja’’, shton Selmanaj. /Express/