Driton Kuka, i lumtur me pullat postare të Japonisë për xhudistët kosovarë - Gazeta Express
string(73) "driton-kuka-i-lumtur-me-pullat-postare-te-japonise-per-xhudistet-kosovare"

Gazeta Express

14/02/2020 11:29

Driton Kuka, i lumtur me pullat postare të Japonisë për xhudistët kosovarë

Gazeta Express

14/02/2020 11:29

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, e ka lavdëruar ambasadorin e Kosovës në Japoni, Leon Malazogun, për punën që e ka bërë, pasi Japonia lëshoi pulla postare me xhudistët kosovarë.

Pas sukseseve të vazhdueshme nëpër garat ndërkombëtare të xhudos dhe para Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, Japonia ua ka kushtuar edhe disa pulla postare xhudistëve të njohur të Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Këtë lajm e bëri të ditur ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu, i cili shkroi në Twitter: “Tani ka edhe pulla postare që kremtojnë miqësinë e Kosovës me Japoninë dhe me qytetin Sanxho, si pjesë e bashkëpunimit me qytetin mikpritës për @Tokyo2020. Falenderime @JapanPostHD_PR & Kryetarit @kunisadaisato #beyond2020”.

Pas këtij lajmi reagoni edhe trajneri Driton Kuka, i cili tha se kjo është shenjë miqësie dhe respekti për ekipin e Kosovës në xhudo.

“Në Japoni pulla postare me ekipin tonë si shenjë e miqësisë dhe respektit për ekipin tonë! Punë serioze e Ambasadorit Malazogu për Botërorin e vitit të kaluar si dhe për Lojërat Olimpike sivjet”, shkroi Kuka në llogarinë e tij në Facebook.

Përkrahja e Japonisë ndaj ekipit të Kosovës në xhudo ka qenë e dukshme edhe më parë, veçanërisht pas Botërorit që u zhvillua në Tokio prej 25 deri më 30 gusht, ku Kosova u përfaqësua me pesë xhudistë.

Prej këtyre pesë xhudistëve – Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit, Nora Gjakovës, Akil Gjakovës dhe Loriana Kukës – Kosova fitoi pikë Olimpike dhe tri medalje të bronzta. Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Loriana Kuka ia sollën Kosovës këto medalje të bronzta, ndërsa Nora dhe Akil Gjakova e mbyllën garë pa medalje.

Megjithatë, ajo që kishte bërë më së shumti përshtypje në atë periudhë kishte qenë pritja e jashtëzakonshme që iu kishte bërë kosovarëve në Japoni, gjë për të cilën kishin raportuar edhe mediat japoneze. /Gazeta Express/