Dritë misterioze mbi anijen kozmike kineze


Gazeta Express
25 Prill 2019 19:53

Të mendosh se teknologjia hapësinore është mjaftueshëm e zhvilluar sa për ta gjurmuar ndonjë UFO eventual, është shumë naive për disa persona.

E ideja e ekzistencës së alienëve, i shqetëson shumë ekspertë hapësinorë, të cilët pretendojnë se teknologjia e tanishme, nuk është mjaftueshëm e avancuar sa për t’i bërë ballë ndonjë sulmi nga e panjohura.

Astronautët kinezë, kanë thënë se ata kanë vërejtur një dritë të çuditshme, duke shtuar se një dritë e tillë, nuk është nga ndonjë yll, e mbi të gjitha, nuk vjen nga ndonjë anije tokësore. Pra i vetmi mendim është që ajo mund të jetë një anije alienësh.

Në videon e mëposhtme, që është shkëputur, nga video e drejtpërdrejtë e stacionit hapësinorë ndërkombëtarë, shihet anija kineze Shenzhou-8, ndërsa në sfond vërehet një dritë e cila lëviz me një shpejtësi më të madhe.

Ekzistojnë shumë video mbi mundësinë e ekzistencës së alienëve, por qeveritë asnjëherë nuk e kanë pranuar se janë video të vërteta, ndërsa videoja në fjalë nuk është komentuar nga qeveria kineze. Pra siç duket, ata nuk dëshirojnë që qytetarët ta kuptojnë se ç’po ndodh përtej qiellit.

Drita e bardhë e mistershme, përfundimisht ngjallë shumë kuriozitet. Duke se është një fluturake, por pamjet nuk janë të qarta, për shkak se ajo ndodhej shumë larg tokës.

Disa po e konsiderojnë se kjo është thjeshtë një mjegull hapësinore, që i mbledh mbetjet nga hapësira, ndërsa disa të tjerë, po e konsiderojnë prova kryesore mbi ekzistencën e UFO-ve. Por asnjëra palë, nuk ka ofruar ndonjë argument mbi atë që mendojnë, kështu që kjo dritë, UFO ose jo, mbetet ende mister.

Te fundit


Kthehu lart