Drita pëson humbje në ndeshjen e parë nga Inter Turku - Gazeta Express
string(53) "drita-peson-humbje-ne-ndeshjen-e-pare-nga-inter-turku"

Drita pëson humbje në ndeshjen e parë nga Inter Turku

Sport

Gazeta Express

06/07/2022 18:57

Drita e ka nisur me humbje në Ligën e Konferencës.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu u mposht në udhëtim te Inter Turku, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues të kësaj gare.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Veritas” ka përfunduar me rezultatin 1:0, shkruan Gazeta Express.

Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Jussi Niska në minutën e 77-të.

Ky gol erdhi pas një ndërprerjeje, e cila u shkaktua nga Ilir Blakçori, i cili pas ndërhyrjes në Haron u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri” të Prishtinës. /Gazeta Express/