Drita merr fitoren e 8-të radhazi dhe shkon +5 nga ndjeksja më e afërt - Gazeta Express
string(69) "drita-merr-fitoren-e-8-te-radhazi-dhe-shkon-5-nga-ndjeksja-me-e-afert"

Gazeta Express

09/07/2020 19:00

Drita merr fitoren e 8-të radhazi dhe shkon +5 nga ndjeksja më e afërt

Gazeta Express

09/07/2020 19:00

Drita marshon drejt titullit kampion në IPKO Superligën e Kosovës.

Skuadra e Ardian Nuhiut thelloi në 5 pikë avantazhin ndaj ndjekses më të afërt që tashmë është Ballkani, pasi në Gjilan mposhti me rezultatin 2-1 Feronikelin duke regjistruar fitoren e 8-të radhazi.

Lexo Edhe:

Një sukses ky që e ngjiti Dritën në kuotën e 64 pikëve dhe kur mbeten edhe 4 javë nga fundi i sezonit i duhet vetëm të menaxhojë avantazhin duke filluar që nga dueli i kësaj fundjave ndaj Prishtinës.

Një gol spektakolar ish-lojtarit të Vllaznisë, Laçit, Tiranës dhe Luftëtarit Erjon Vucaj zhbllokoi shifrat pas 35 minutash lojë. “Intelektualët” nga Gjilani gjithsesi nuk arritën të gjenin golin e dytë dhe në minutën e 56-të Bojku befasoi vendasit duke barazuar rezultatin.

Gjithsesi Drita që në këtë sfidë humbi që në pjesën e parë për shkak dëmtimi sulmuesin kryesor Kastriot Rexha ja doli të kalonte në avantazh për herë të dytë në këtë ndeshje me një penallti të realizuar nga Gerbeshi në minutën e 67-të.  Mori një fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë Flamurtari që mposhti në kryeqytet 4-3 Dukagjinin e vendit të fundit. Ndërsa bëri “vetëvrasje” Trepça ’89 që barazoi 1-1 në sfidën shtëpiake ndaj Vushtrisë që e ka prerë biletën për në ligën e parë, me mitrovicasit që tashmë rrezikojnë vërtet shumë përsa i përket mbijetesës. Vetëm një gol në fund në minutën e 96-të, i Arb Manajt i evitoi humbjen skuadrës nga Mitrovica.