Drita me dy mungesa të mëdha kundër Ballkanit


Gazeta Express
19 Tetor 2019 23:33

Drita do jetë nikoqir i Ballkanit të dielën në kuadër të javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll. Ky takim njëherit pritet ta përcaktojë edhe skuadrën që do ta udhëheq kampionatin elitar në rast të fitores të ndonjërës prej tyre.

Por, kryetrajneri i ‘bardhekaltërve’ Ardian Nuhiu duhet ti bëjë llogaritë pa mesfushorin Hamdi Namani dhe sulmuesin Gjilberto Fortunato, raporton Gazetasheshi.

Namani është i lënduar në gju dhe mungesa e tij është e konfirmuar, ndërkohë Fortunato vuan nga një zgjatje muskulare dhe mbetet ende në dyshim për ndeshjen e së dieles.

Përveç tjerash, gjilanasit rrezikojnë shumë në këtë duel, pasi që në rast të marrjes së Bujar Shabanit karton të verdhë, atëherë ai do të pezullohet për ndeshjen e radhës ndaj Prishtinës dhe rrjedhimisht ‘bardhekaltërit’ do të mbesnin pa mesfushorë qendre.

Gjithsesi, gjilanasit janë të motivuar për këto dy ndeshje, pasi që edhe presidenti i klubit Valon Murseli ka ofruar premio për ta.

Te fundit


Kthehu lart