Drita kthehet në Kosovë, klubi publikon fotografi nga aeroporti - Gazeta Express
string(62) "drita-kthehet-ne-kosove-klubi-publikon-fotografi-nga-aeroporti"

Gazeta Express

12/08/2020 12:45

Drita kthehet në Kosovë, klubi publikon fotografi nga aeroporti

Gazeta Express

12/08/2020 12:45

Drita ka publikuar fotografi  nga aeroporti i Prishtinës, duke e konfirmuar se klubi gjilanas është detyruar të kthehet në Kosovë pasi koronavirusi ia komplikoi rrugëtimin në Evropë.

Pasi e fitoi titullin e kampiones së Kosovës, Drita e fitoi të drejtën të garojë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve – rrugëtim ky që e nisi me fitore në gjysmëfinalen e rundit preliminar, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Drita ishte planifikuar ta zhvillonte të martën në orën 18:00 ndeshjen finale të rundit preliminar për kualifikim në Ligën e Kampionëve, kundër klubit irlandez Linfield.

Megjithatë, pas rezultateve pozitive me Covid-19 në skuadrën e Dritës, autoritetet zvicerane vendosën që ndeshja të mos zhvillohet, përderisa Drita kishte kritikuar më parë UEFA-n për organizimin.

Pas anulimit, Drita u detyrua të kthehet në Kosovë, që është konfirmuar edhe nga fotografitë e fundit të publikuara nga klubi.

Kemi ateruar ne airoportin e Prishtines!FC DRITA⚪️?

Publiée par Drita FC sur Mercredi 12 août 2020

Fillimisht ishte raportuar se Drita mund ta humbë me rezultat 3:0 në tavolinë ndeshjen, megjithatë tani thuhet se UEFA mund të vendosë edhe ta zhvillojë ndeshjen në një datë të mëvonshme. FFK-ja ka treguar se do të shkruaj letër proteste drejt UEFA-s në përkrahje të Dritës. /Gazeta Express/