Drita dhe Ballkani luftojnë për kreun, Prishtina kërkon ta rigjejë rrugës e fitores


load
Gazeta Express
20 Tetor 2019 11:09

Drita dhe Ballkani do të bëjnë betejë kokë me kokë në fushë për kreun e Ipko Superligës së Kosovës, në derbin e javës së 10-të sot në Gjilan.

Në ndeshjen e fundit të kësaj jave, ndërkohë, Ferizaj e pret Prishtinën, skuadrën e Armend Dallkut e cila është në kërkim të fitores së parë në tri ndeshje, raporton Gazeta Express.

Drita është nikoqire e Ballkanit në stadiumin Selami Osmani me synim që ta marrë kreun e Superligës duke e rrëzuar rivalin e qytetit, Gjilanin, i cili prin momentalisht me 21 pikë.

Renditja momentale në Ipko Superligë

Por, edhe klubi nga Suhareka i udhëhequr nga Ismet Munishi e ka qëllimin e njëjtë, të rikthehet në krye të ligës elitare kosovare, me fitore eventuale në takimin që nis në orën 14:00.

Drita pa pasur një formë të luhatur në pesë ndeshjet e fundit, prej të cilave i ka fituar vetëm dy duke barazuar në tri të tjerat. Në anën tjetër, Ballkani po kalon nëpër formë shumë më të mirë, sepse i ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit, teksa e ka humbur njërën.

Prishtina, e cila lëshoi pikë në dy ndeshjet e fundit pas humbjes ndaj Ballkanit dhe barazimit me Drenicën, kërkon ta rigjejë rrugës e fitores.

Bardhekaltrit i patën tri fitore radhazi pas emërimit të Armend Dallkut në postin e trajnerit dhe tani u duhen pikët e plota për të mbetur në garë për titull.

Për ta arritur këtë, Prishtina do të ketë punë të vështirë ndaj një ekipi të Ferizajt që momentalisht ndodhet në zonën e rënies nga liga dhe do të luftojnë për ta shmangur këtë mundësi. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart