Dreshaj: Jemi në bishtin e pandemisë, nëntë pacientë me COVID-19 në Infektive - Gazeta Express
string(75) "dreshaj-jemi-ne-bishtin-e-pandemise-nente-paciente-me-covid-19-ne-infektive"

Dreshaj: Jemi në bishtin e pandemisë, nëntë pacientë me COVID-19 në Infektive

Gazeta Express

25/05/2020 13:27

Nëntë pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar sot në Klinikën Infektive, derisa katër prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, tre me oksigjeno-terapi dhe një është në gjendje kritike.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, mjeku kujdestar në Klinikën Infektive, Shemsedin Dreshaj, i cili tha se në pritje të rezultatit të testit janë edhe dy persona.

Lexo Edhe:

Dreshaj theksoi se pacientë që janë në gjendje të rëndë Klinike janë të moshës së shtyrë.

“Aktualisht në klinikën Infektive janë të hospitalizuar 11 pacientë, prej tyre 9 janë të konfirmuar pra me Covid-19 dhe 2 pacientë janë në pritje të rezultatit i cili do të bëhet në ditën e sotme.

Aktualisht në klinikë prej tyre 9 pacientëve që i kemi të konfirmuar, 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, 3 me oksigjeno-terapi dhe 1 është në gjendje kritike, i intubuar dhe me aparat, ndërsa pacientët tjerë janë relativisht stabil”, deklaroi Dreshaj.

Sipas Infektologut Dreshaj, me uljen e numrit të të infektuarve me COVID 19, i cili mbrëmë ishte zero, pandemisë po i vjen fundi.
“Kemi pacientë të moshave të ndryshme mirëpo këtë pacientë që janë në gjendje të rëndë Klinike janë të moshës së shtyrë.

Unë mendoj që jemi në bishtin e pandemisë, ashtu si të gjitha shtetet e rajonit të cilat janë aktualisht dhe mendoj që po i vjen fundit”, tha Dreshaj.

Mbrëmë nuk ka pasur asnjë rast të ri pozitiv me COVID-19. Derisa nga data 08 shkurt deri më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.