Drenicë 1999: Kjo vajzë nuk besonte që Kosova u çlirua dhe NATO-ja kishte hyrë


Gazeta Express
12 Qershor 2019 12:10

Kosova sot shënon 20-vjetorin e fushatës së bombardimeve të NATO-s që kishte për qëllim ndaljen e gjenocidit në Kosovë nga forcat serbe.

Fushata e bombardimeve që nisi më 24 mars përfundoi në qershor, e pas përfundimit të luftës me dhjetëra refugjatë në malet e Drenicës, kishin filluar të ktheheshin në shtëpitë e tyre në të cilat thuajse nuk gjetën asgjë përveç hirit të shtëpive.

Gjatë asaj kohe, disa gazetarë të Reuters kishin takuar grupin e refugjatëve dhe kishin intervistuar një vajzë.

Vajza e re e cila kishte humbur babanë dhe vëllanë në luftë, fliste në gjuhën angleze dhe nuk e kishte idenë se Kosova u çlirua dhe NATO-ja tashmë ka hyrë në Kosovë, shkruan Magazina.al.

Ajo shprehet e habitur kur gazetari i huaj i thotë se NATO-ja tashmë ka hyrë në Kosovë.

Gazetari: A e dini që NATO është në Kosovë?

Vajza: Jo nuk është!

Gazetari: NATO është në Kosovë…

Vajza: Jo, në vendin tim!

Gazetari: Shumë ushtarë, shumë ushtarë kanë hyrë në vend…

Vajza: Nuk po kuptoj?!

Gazetari: …shumë ushtarë janë në Prishtinë.

Vajza: Po, në Prishtinë, por jo në fshatin tim.

Gazetari: Kanë ardhur…

Vajza: Unë shpresoj kështu… por për mua jeta ka mbaruar, për babanë, vëllanë tim.

Te fundit


Kthehu lart