KF Drenica ka vazhduar me përforcime të skuadrës së saj
Kuqezinjtë e Drenicës kanë njoftuar përmes faqes së tyre në rrjetet sociale se kanë huazuar futbollistin , Archange Dieudonne Bintsouka Koxy.
“Klubi Futbollistik ‘Drenica’ me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin, Archange Dieudonne Bintsouka Koxy, i cili është transferuar në FC Drenica nga klubi mik, FK Partizani (Tiranë) në formë huazimi për 1 vit”, shkruan në këtë komunikatë të Shqiponjave kosovare.
Kujtojmë së Drenica deri para një jave nuk i është lejuar regjistrimi dhe transferimi i lojtarëve nga FIFA, për shkak të pagesave që pati kjo skuadër më parë. /GazetaExpress/