Drenica bie nga Superliga për herë të parë në histori të klubit - Gazeta Express
string(63) "drenica-bie-nga-superliga-per-here-te-pare-ne-histori-te-klubit"

Drenica bie nga Superliga për herë të parë në histori të klubit

Sport

Gazeta Express

06/05/2023 17:02

Për herë të parë në histori të klubit, Drenica ka rënë nga Superliga e Kosovës në futboll.

Goditjen e fundit drenicasit e morën sot nga Trepça’89, që i mposhti në shtëpi me rezultat 3:1, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fazliu, Fatty dhe Nimani realizuan golat për mitrovicasit.

Kurse, për Drenicën golin e nderit e realizoi Mëziu.

Me këtë fitore, Trepça’89 ngjitet në kuotën e 37 pikëve në pozitën e tetë.

Në anën tjetër, Drenica është e fundit me 23 pikë dhe nga edicioni i ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë. /Gazeta Express/